Bedri Istrefi pas shkarkimit i bjen pishman që nuk dha rrogën për bamirësi apo Covid-19

Bedri Istrefi është shkarkuar sot nga pozicioni i tij si Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit. Bordi i Përkohshëm i kësaj ndërmarrje ka marrë vendim për shkarkimin e tij. Kjo ka tensionuar gjendjen brenda Telekomit.

Bedri Istrefi në Interaktiv të KTV-së është deklaruar që nuk do ta zbatoj vendimin e marrë nga ky bord. E ka quajtur të paligjshëm vendimin dhe ka thënë se do ngrisë padi ndaj Ministres Rozeta Hajdari dhe Bordit të Përkohshëm të Telekomit.

Rroga e kryeshefit nuk pati kaluar pa u komentuar nga qytetarët e vendit. Ai kishte marrë kritia për rrogën më të madhe në Kosovë. Rroga e tij ishte 5180 euro apo sa e 25 qytetarëve të cilët do të paguheshin me nga 200 euro pagë mujore.

I pyetur nga gazetari Xhemajl Rexha se përse e kishte një rrogë aq të lartë, ai ishte deklaruar se këtë e kishte vendosur ish-Bordi (tashmë i shkarkuar) i Telekomit dhe se nuk kisht gisht në punën e rrogës dhe se kishte kërkuar që t’i zbritej sepse nuk ishte i kënaqur me atë rrogë.

Në insistimin e gazetarit, se përse nuk e kishte dhuruar rrogën për bamirësi apo për Covid -19 pasiqë ishte i pakënaqur me rrogën e lartë?!

ish-Kryeshefi tha se “ndoshta edhe mund ta jap”. Këtu Istrefi u vërejt se i kishte ra “pishman” që se kishte dhënë më herët rrogën për Covid-19, megjithatë, tanimë është vonë për kryeshefin. Ndoshta, mund të mbesë pishmani i tij i fundit sepse u.d i kryeshefit të Telekomit është zgjedhur, znj. Burbuqe Hana.//KosovoInsights