Belaxhinjtë politik na kanë lënë këtu ku jemi

Analisti dhe njohësi i çështjeve ligjore, Vigan Qorrolli, ka hedhur kritika ndaj atyre që nuk i njohin parimet e demokracisë dhe mmoskuptimit të poitikës perëndimore.
“Përçarja mes liderëve tanë politik nuk është mëkat. Ajo është një traumë e mosnjohjes në radhë të parë të parimeve bazë të demokracisë, dhe së dyti — e moskuptimit të thellë të politikës perëndimore.”
Ai ka thënë se politikanët tanë përfitojnë nga konflikti dhe nga situatat jo normale dhe kjo vjen si shkak i kapjes së shtetit dhe mungesës së sundimit të ligjit, transmeton KosovoInsights.
“Këta tanët, nuk janë as të djathtë, as të majtë. Nuk janë as patriotë. Janë rastësor dhe sipërfaqësor. Sepse mbi të gjitha janë politikanë që mbijetojnë nga konflikti dhe jo nga paqja apo njohuria politike. Edhe prej konfliktit përfitojnë, siç kanë përfituar deri më tash nga çdo situatë jonormale. Situata më jonormale në një shoqëri është mungesa e sundimit të ligjit dhe si pasojë e saj, kapja e shtetit.”
Ai ka hedhur akuza ndaj kastës politike në Kosovë dhe Shqipëri duke thënë se tranzicioni politik i këtyre dy shteteve nuk përfundon asnjëherë sepse kemi të bëjmë me një kastë belaxhinjsh politik.
“Duke mos pasur ide për zhvillimin e shtetit dhe përparimin e shoqërisë, të vetmen levë që e përdorin më së miri është dhuna verbale dhe konfliktualiteti politik.
Prandaj tranzicioni i dy shteteve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, me këtë kastë të belaxhinjve politik nuk përfundon kurrë.
Arsyeja se pse Bashkimi Evropian nuk na afron afër vetes: për shkak të belaxhinjve që na udhëheqin” ka thënë Qorrolli.