Beogradi e shpërblen me pozitë Ish-ministrin e Bujqësisë në Kosovë Nenad Rikallo

Pas shkarkimit nga pozita e ministri të Bujqësisë në Kosovë, Nenad Rikallo, me vendim të Qeverisë së Serbisë është emëruar ushtrues i detyrës së ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Beograd.

Kujtojmë se Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e largoi atë nga posti i ministrit pas një presioni të madh nga kundërshtarët politikë, e arsyea ishte pasi qytetarë të Prishtinës në lagjen “Dardania” e akuzuan Rikallon se kishte torturuar e maltretuar shqiptarë gjatë luftës së fundit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti një aktakuzë kundër Rikallos për veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit” në dhjetor të vitit 2018.//Kosovo Insights