Berat Buzhala në vitin 2016 deklarohej njëjtë si Shkelzen Gashi

Deklaratat e Këshilltarit të Kryeministrit, Shkelzen Gashi, nxiten debat mjaftë të madh në shoqërinë kosovare. Ai në një emision televiziv kishte thënë se krimet e bëra në civilët serb duhet të gjykohen. 

Megjithatë, një video e prerë e kësaj interviste, e shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku ishin shkëputur në fragmente deklarimet e Gashit, nxiti reagimin e OVL-UCK-së, të deputetëve të PDK-së, të shumë qytetarëve dhe të gazetarit Buzhala.

Berat Buzhala në emisionin “Pressing” në T7, kishte thënë se Kurti duhet që brenda 24 orëve ta shkarkoj Këshilltarin e tij, përndryshe “Albin Kurti duhet me pas problem të jashtëzakonshëm me të gjithë ata që kanë bo përpjekje me luftu për liri”.

Thirrjet e qytetarëve bëri që Shkelzen Gashi të shkarkohej. Kryeministri mori vendim për shkarkimin e tij.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.” ishte shprehur Kryeministri i vendit.

Mirëpo, gazetari Buzhala që ishte më i zëshmi në shkarkimin e Gashit, njëjtë ishte deklaruar edhe vet para disa vitesh. KosovoInsights ka siguruar një deklaratë të Berat Buzhalës nga një postim në rrjetin social Facebook më 2016.

“…nuk na pëlqen shumë kur flasim për vrasjet e serbëve në Kosovë, por ja që realiteti është se janë kry vrasje edhe në rradhët e tyre. Janë vra edhe fëmijë, edhe pleq, e edhe plaka. Shqiptarë janë vra ma shumë, edhe serbët e kanë fillu… Mirëpo kjo nuk është kurrëfarë arsye që ne të mos raportojmë edhe për vrasjet e serbëve të pafajshëm. Madje e kemi edhe obligim profesional.” kishte thënë ai.

Nëse deklarimet e këtij gazetari ishin të njëjta me ato të Shkelzen Gashit, atëherë, përse duhej që të kërkohej shkarkimi i Gashit nga vet Buzhala?

A u bë kjo për të shpërqendruar vëmendjen nga punët e mira të Qeverisë ashtu siç ishte deklaruar edhe kryeministri sot?

Apo, Buzhala ka ndërruar qëndrim dhe nuk është më obligim profesional i tij që të raportoj për vrasjen e serbëve të pafajshëm?

Këtyre pyetjeve duhet tu përgjigjet vet gazetari i cili me videot e prera tërhoqi vëmendjen e plotë qytetarëve të Kosovës.//KosovoInsights