Berat Buzhala sa ishte Deputet i PDK-së hodhi akuza të rënda ndaj UÇK-së

"Persona që kishin emblemëm e UÇK-së rrahën pa mëshirë 30-40 burra të fshatit Çabiq"

Ish-Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, tanimë gazetar, më 2013 kishte deklaruar se ka  ish ushtarët e UÇK-së, që në kohën e luftës kanë rrahur në fshatin e tij rreth 30 burra për motive farefisnore, apo qëllime tjera. 

Ai atëbotë ishte deklaruar se kishte persona të maskuar me emblemën e UÇK-së mbi supe që kishin rrahur 30-40 burra të fshatit Çabiq.

“Te nderuar deputet dëshiroj t’i ndaj me ju, e edhe me Eulex’in, dy krime qe kane ndodhur gjate luftës dhe ju me tregoni mua se cili prej tyre është krim i luftës: Ne prill te vitit 1998 persona te maskuar, qe flisnin shqip, qe e kishin edhe emblemën e UÇK mbi supe, e ndoshta edhe te komanduar prej ndonjë figure eminente, i kane rrahur pa mëshire – e sidomos pa asnjë motiv lufte – nja 30 a 40 burra te fshatit Çabiq, te cilët edhe ashtu po e jepnin kontributin e tyre ne çlirimin e vendit tone. Me ndiqni me vëmendje ju lutem: Saktësisht një vit me vone, ne prill te vitit 1999, po ne fshatin Çabiq – forcat serbe i vranë pa mëshire, por me motive te forta lufte rreth 20 persona – ne mesin e tyre edhe gjyshin e gjyshen time. Dua te nenvizoj se ne mesin e te vrarëve prej forcave serbe kishte edhe prej atyre qe një vit me herët ishin rrahur pa mëshire prej personave te uniformuar me emblemën e UCK’se”, ka thënë Buzhala sa ishte deputet nga rradhët e PDK-së.

Buzhala tash si duket ka ndërruar qëndrim duke kritikuar deklaratat e Shkelzen Gashit dhënë në një intervistë televizive. Gashi kishte thënë se duhet dënuar të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës.

//KosovoInsights