Berat Buzhala thotë se kryeministri Kurti belbon para gazetarëve serioz

FOTO - VIDEO

Ish-deputeti i PDK-së, tani gazetar, Berat Buzhala, nuk ka ndalur fyerjet drejtuar njeriut më të votuar në Kosovë dhe njëherit kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Sot gjatë ditës Kosovo Insights ka raportuar se Express-i i Buzhalës është duke propaganduar kundër kryeministrit të vendit duke vënë një video në të cilën shkruhet së Albin Kurti na qenka mashtrues.

Të njëjtën video Buzhala e ka shpërndarë edhe në Facebook duke tentuar që të ironizoj me kryeministrin Kurti. Ai ka thënë se Kurti belbon para gazetarëve serioz duke aluduar në Blendi Fevziun. – transmeton Kosovo Insights.

Mirëpo, në videon propaganduese të cilën e ka shpërndarë ish-deputeti Buzhala, nuk dëgjohet të ketë belbëzuar Kryeministri Kurti. Aty ai argumenton se ka një marrëveshje sekrete mes Thacit dhe Vuqiqit.

Ndërsa nuk dihet nëse Berat Buzhala ka folur në cilësinë e ish- deputetit të PDK-së, si gazetar, si analist apo si kundërshtar i kryeministrit Kurti. //KosovoInsights