Bëri thirrje për djegie të Kuvendit, arrestohet

Një person përfundoi në pranga pasi në Facebook shkroi një status. Bëhet fjalë për një qytetar të Pejës i cili bëri thirrje që Kuvendit të Kosovës t’i vihet flaka.

“Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit më shumë se per një ndërtesë, kanë nevojë për shpresë.
V for Vendeta.” – ishte shkrimi i tij në rrejtin social Facebook.

Ky postim sipas zëdhënësit të prokurorisë themelore të Pejës, Shkodran Nikqi , u cilësua si vepër penale duke e quajtur kërcënim, andaj edhe ndodhi arrestimi i tij. //KosovoInsights