Besnik Bislimi: Deri më tani janë dhënë 697.874 Euro donacione për luftimin e pandemisë

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka informuar qytetarët mbi donacionet e dhëna në luftimin e pandemisë Covid-19. Ai ka raportuar se sa para janë dhënë në fondin për luftimin e pandemisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë llogari janë derdhur deri më tani gati 700 mijë euro. Donatori më i madh ka qenë Shqipëria me 150.000 euro dhuruar për Kosovën.

“Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro.” ka thënë Bislimi.

Gjithashtu, Ministri Bislimi ka falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë dhe në Facebook ka shpërndarë foton e vendeve ku jetojnë qytetarët që kanë ndihmuar dhe kanë dhuruar para.

“Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për tu përballur me pandeminë COVID 19.” u shpreh ai.

//KosovoInsights