Biden “gozhdon” Trumpin gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Pesidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, dhe kandidati demokrat për këtë post Joe Biden, janë përplasur për disa çështje.

 

Përgjatë debatit 90-minutësh, Trumpi ua ndërpreu fjalën disa herë gazetarit Chris Wallace dhe rivalit politik Joe Biden, duke i lënë nën hije përpjekjet për të diskutuar rreth politikave dhe duke nxitur reagime për shkeljen e rregullave për të cilat ishin pajtuar, përfshirë kohën e barabartë për të folur.

“Të lutem, lëre nënpresidentin të flasë”, iu drejtua Trumpit udhëheqësi i debatit.

Derisa rivali i tij, Joe Biden e gozhdoj, duke i thënë: “A po e mbyll gojën, burrë?”

Trumpi e devijoi një pyetje kur iu kërkua t’i dënonte supremacistët e bardhë dhe grupet militante, duke i sulmuar aktivistët e krahut të majtë, shkruan Reuters.

“Trumpi nuk dëshiron të flasë për ato për të cilat ju keni nevojë – ju, populli amerikan. Kjo ka të bëjë me ju”, potencoi Joe Biden.

E derisa Trumpi fliste, Bideni e tundte kokën, nganjëherë qeshte dhe kohë pas kohe ndalonte së foluri dhe rrinte i heshtur në shenjë acarimi.//KosovoInsights