Boiken Abazi: Baton Haxhiu do përfundoj duke marrë azil politik në Serbi

Një debat tjetër ka nisur nga deklaratat e mbrëmshme të gazetarit Haxhiu i cili ka thënë se ndoshta Policia mund të detyrohet që Ministrave që u ka shërbyer t’i largoj nga zyret.

Ai i ftuar në Debat Plus kishte thënë se Ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje do të rezistojnë dhe fatkeqësisht policia do detyrohet t’i largoj nga zyret.

Lidhur me këto deklarata të gazetarit Haxhiu ka reaguar zyrtari i Lëvizjes Vetevendosje!, Boiken Abazi, i cili ka thënë se po vazhdoj kështu me idetë për marrjen me dhunë të pushtetit, Gazetari mund të përfundoj me azil politik në Serbi.

“Baton Haxhiu paska kërkuar që Policia e Kosovës ta nxjerr Qeverinë Kurti me dhunë nga zyrat. Kam frikë se po vazhdojë me këto ide për marrjen e pushtetit me dhunë, Baton Haxhiu do përfundojë duke marrë azil politik në Serbi.” është shprehur ai.

Që pas rrëzimit të Qeverisë, ka pasur deklarata të ashpëra politike.