Bulliqi: Zgjedhjet në Podujevë do ti fitojë Vetëvendosje

Zgjedhjet në Podujevë janë caktuar për 29 nëntor, derisa Shpejtim Bulliqi, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Podujevës, ka deklaruar se do të dalë triumfues në zgjedhje.

“Në çfarëdo rrethane, në çdo situatë qytetarët llapjanë kanë me përqafu ndryshimin”, ka potencuar Bulliqi.

“Besoj që do t’i fitojmë zgjedhjet pa balotazh, pasi kemi treguar në nivelin qendror se qeverisim me duar të pastra”

“Shpresoj shumë që ky do të jetë vendimi i fundit. Podujeva që 7 muaj është pa kryetarë, ka pasur mundësi që këto zgjedhje të mbahen më herët.

Një gjë e tillë nuk ka qenë në interes të tij (Thaçit), arsyet mund t’i di vetëm ai dhe rrethi i tij i ngushtë”, përfundoi Bulliqi.