“Burj Khalifa” në Dubai mbulohet me ngjyrat e flamurit kuq e zi

Republika e Shqipërisë sot feston 108 vjetorin e Pavarësisë, e në shenjë nderimi me ngjyrat kuq e zi është mbuluar edhe kulla më e lartë në botë Burj Khalifa, transmeton “Kosovo Insights”.

Kulla më e lartë në Dubai, përmes faqes së saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërsa në sfond dëgjohet himni kombëtar.

Kulla ka ndriçuar kuq e zi gjatë pasdites së sotme dhe ka qëndruar ashtu për të paktën dy minuta.

Kujtojmë se Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë. Ajo ka një gjatësi prej 828 metrash. Ndërtesa ka 163 kate, nga të cilat 9 hotele.//Kosovo Insights