[the_ad_group id="1455"]

Çeku: Humbja e jetëve me COVID-19 është shëndërruar në përditshmëri

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci dhe Hajrullah Çeku, kanë mbajtur konferencë për media në ditën kur Qeveria Hoti i ka bërë një muaj qeverisje.

“Sot një muaj u votua kjo qeveri e cila nuk është legjitime. Kjo qeveri e rifunksionalizoi dhe rifaktorizoi Listën Serbe, kjo qeveri varet prej secilës nga 10 votat e deputetëve të Listës Serbe”, ka thënë Arbërie Nagavci.

Ndërsa deputeti Hajrullah Çeku vendimet e qeverisë aktuale i ka konsideruara si të nxituara.

“Nxituan t’i heqin të gjitha masat dhe rezultat, i kemi spitalet në gjendje kritike. Humbja e jetëve me COVID-19 është shëndërruar në përditshmëri”, ka thënë Çeku.

Ai gjithashtu ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Nëse nuk do të ketë qeveri legjitime nuk do të ketë dialog, as asgjë tjetër”, ka thënë Hajrullah Çeku. //KosovoInsights

[the_ad id="6886"]