Çfarë ka ndodhur me 17 vjeçarin e Lazios që dyshohej se i kishte 40 vjet

Shumë nga ju ndoshta edhe mbani mend këtë emër, Joseph Minala. E ndoshta më shumë do ta njihni nga fanella e tij kur ishte te Lazio.

Nëse nuk jeni në dijeni me ngjarjen, 17-vjeçari ishte transferuar te klubi italian në vitin 2014, por ishte akuzuar se kishte 42 vite.

Një ueb-faqe afrikane kishte zbuluar se mesfushori kamerunas ishte 25 vite më i vjetër se sa ai thoshte – gjë që bëri që Federata e Futbollit të Italisë të hetonte rastin.

Më 4 prill të vitit 2014, Minala e bëri debutimin në skuadrën e parë si 17-vjeçar, duke mbajtur numrin nëntë në fanellë.

Tani, Football Ramble ka kujtuar atë dhe ka vendosur të sjellë detaje më të hollësishme se ku gjendet ai.

Pasi kishte bërë vetëm tri paraqitje në Serie A në edicionin 2013/14, Minala ishte huazuar te klubet nga Serie B si Barri e Latina.

Atje ai kaloi tri sezone te Salernitana, derisa klubi kishte opsionin që të transferonte atë përfundimisht. Sidoqoftë, duke parë formën e tij në sezonin e fundit, ata erdhën në përfundim se nuk duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Ai u rikthye te Lazio, por në dhjetor sërish u huazua, tani te klubi kinez Qingado Huanghai.

Ai aktualisht është 23-vjeçar, gjersa dikush në Wikipedia i ka ndryshuar moshën atij, duke e bërë 43 vite.

Në të vërtetë, Minala është duke dështuar që të përmbushë potencialin që pritej nga ai, shkaku i fizikut të tij të zhvilluar.

Ai po ashtu kishte arritur t’i bënte dy paraqitje me grupmoshat U23 të Kamerunit, e fundit ishte për të në vitin 2015.

Kontrata e tij me Lazion skadon në verën e vitit 2021 dhe do të ishte diçka befasuese nëse Biancocelestët vendosin t’i vazhdojnë kontratën e tij dhe ta mabjnë në Stadio Olimpico. //KosovoInsights