CNN: Joe Biden bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Amerika ka zgjedhur demokratin Joe Biden si presidentin e saj të 46-të, transmeton CNN. Joe, premtoi një qasje më empatike dhe shkencore ndaj pandemisë dhe u zotua të stabilizojë politikën amerikane pas katër viteve kaotike të Donald Trump.

Biden, i cili mbush 78 vjeç në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur të inaugurohet në Janar.

Është shteti i Pensilvanis, që e vendosi Joe Biden mbi pragun e 270 votave elektorale dhe mundesoi fitoren, trasnsmeton CNN.

Trump kishte mbajtur një epërsi të gjerë ndaj Biden natën e zgjedhjeve, por ndërsa zyrtarët e zgjedhjeve numëruan qindra mijëra fletëvotime me postë, gara u zhvendos në mënyrë dramatike në favor të Biden, duke acaruar Trump-in dhe aleatët e tij, të cilët e kishin te sigurt fitoren.

Presidenti i tanishëm, Trump, pretendoi në mënyrë të gabuar se zgjedhjet po i vidheshin ndërsa vinin shumë fletëvotime me postë, të cilat ndërsa numëroheshin ranë në kolonën e kundërshtarit të tij, Biden.

Nuk do të ketë shtete blu dhe shtete të kuqe kur të fitojmë. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha Biden të Mërkurën pasdite.

Ne nuk jemi armiq. Ajo që na bashkon si Amerikanë është shumë më e fortë se gjithçka që mund të na copëtojë. tha Biden.

Biden gjithashtu kërkoi durim nga votuesit e tij të Enjten pasdite. “Qëndro i qetë. Procesi po funksionon,” tha ai në Wilmington, Delaware. “Çdo fletëvotim duhet të numërohet. … Demokracia është nganjëherë e çrregullt. Ndonjëherë kërkon pak durim, gjithashtu. Por ai durim është shpërblyer tani për më shumë se 240 vjet me një sistem qeverisjeje që është zili e botës. ” është shprehur ai.

Në fund, Biden korri fitoren drejt 270 votave elektorale duke mbajtur fituar shumicën e shteteve që fitoi Hilary Klinton, e ku gjithashtu fitoi edhe shtetet si Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin.

Votat ende po numërohen në shtetet kryesore të Nevada dhe Arizona.