Corona Virusi do të kalojë pa vaksinë

(FILES) In this file photo taken on October 10, 2018 US President Donald Trump speaks during a briefing on Hurricane Michael in the Oval Office of the White House in Washington, DC. - Donald Trump rails on an almost daily basis against the federal probe into whether his campaign colluded with Russia to get him elected to the White House. But the investigation by former FBI director Robert Mueller into the 2016 election is just one of many ongoing inquiries into Trump, his businesses and his associates. Exactly how many investigations target Trump is subject to interpretation because many of the probes overlap with others or have spun off in different directions. But the scrutiny is extensive. (Photo by SAUL LOEB / AFP)

Presidenti i SHBA , Donald Trump, ka thënë se koronavirusi “do të kalojë pa asnjë vaksinë”.

Megjithatë, sipas tij, mund të ketë “disa shpërthime kah viti i ardhshëm”.

“Edhe viruset vdesin, sikurse gjithçka tjetër”, ka thënë ai gjatë një bisede me pjesëtarët republikanë të Kongresit. “Ky virus do të shkojë pa vaksinë, do të shkojë e nuk do ta shohim më, shpresojmë”.

Ndërkaq, eksperti kryesor për sëmundjet ngjitëse i Amerikës, Anthony Fauci, nuk mendon se Covid-19-shi do të kalojë aq lehtë. “Jam pothuajse i sigurt se do të rikthehet sepse virusi është aq i bartshëm dhe është i shpërndarë në gjithë botën”, ka thënë ai më herët gjatë javës.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi me 1.2 milionë të infektuar e më shumë se 76 mijë të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë, Trumpi ka bërë bujë me disa deklarata. Një kohë kishte thënë se njerëzit mund të pinë dezinfektues për t’u shëruar, ndërsa ka përsëritur disa herë se virusi ka dalë nga një laborator në Kinë.

Në gjithë botën janë infektuar gati katër milionë njerëz. Më shumë se 272 mijë kanë vdekur. //KosovoInsights