COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë kryer 1176 teste dhe 387 raste të reja të Covid -19, transmeton “Kosovo Insights”.

Kanë ndërruar jetë 35 pacientë, dhjetë pacientë nga Shkupi (46, 68, 79, 76, 76, 73, 48, 66, 71 dhe 66 vjeç), tre nga Kumanova (67, 82 dhe 79), një nga Shtipi (79), dy nga Prilepi (68 dhe 69), një nga Tetova (84), një nga Velesi (73), dy nga Manastiri (88 dhe 77), një pacientë nga Ohri (82), një nga Kavadari (73), katër pacientë nga Gostivari (75, 73, 50 dhe 43), një nga Dojrani – NJR Gjevgjeli (65), dy nga Strumica (48 dhe 75), një nga Radovishi (76), një nga Koçani (67), dy nga Berova (70 dhe 53) ) dhe dy pacientë nga Kërçova (54 dhe 70).

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 313.519 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 55127, numri i pacientëve të rikuperuar është 32894, numri i vdekjeve është 1546 dhe numri i rasteve aktive është 20687.//Kosovo Insights