Daçiç: Ne nuk mund të lejojmë që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Pavarësinë e Kosovës

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka theksuar se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina, derisa ka shtuar se nuk do të lejojë as që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.

“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiç.

Deklarata të tilla nga Daçiç janë dhënë vazhdimisht, derisa në kohën sa ai ishte në krye të MPJ’së serbe, ai ka lobuar vazhdimisht që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.//Kosovo Insights