Dalin testet për Kopshtin Botanika

Kopshti Botanika përmes Facebook, ka njoftuar se të gjitha testet e kontaktit me njërin nga fëmijët, prindi i të cilit doli pozitiv me Covid, janë negative. 

Ditë më parë, një prind doli pozitiv, duke shkaktuar kështu panik te stafi dhe prindërit e tjerë, gjë që bëri të mbyllet kopshti. Megjithatë në faqen zyrtare të kopshtit vjen lajmi pozitiv

Postimi i plotë:

Të nderuar prindër,

Siç jeni në dijeni I.P. “Botanika” u mbyll pas rastit që prindi doli pozitiv me COVID-19. Me të marr njoftimin nga prindi se ka rezultuar pozitiv, i cili paraprakisht ka pasur fëmijët në kopsht, është njoftuar Këshilli i Prindërve dhe Komuna e Prishtinës dhe janë marrë masat për mbylljen e kopshtit si dhe janë bërë testet për fëmijët dhe stafin që kanë pasur kontakt me fëmijët e prindit të infektuar. Fatmirësisht, të gjithë fëmijët dhe edukatoret e testuara kanë rezultuar negativ sipas njoftimit të IKSHPK- së.
Me njoftimin e Komunës së Prishtinës me miratimin e Këshillit të Prindërve dhe me dezinfektimin e objektit,kopshti do të rihapet më datën 24.06.2020(e mërkurë).

Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe respektimin e masave të ndërmara nga I.P. “Botanika”.

Me respekt,
Administrata