“Decision Desk HQ”: Joe Biden është Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nuk ka më asnjë dyshim se Joe Biden do jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lajmin e ka konfirmuar edhe faqja prestigjoize “Decision Desk HQ” e cila merret me parashikime rreth zgjedhjeve, raporton “Kosovo Insights”.

Sipas “Decision Desk HQ”, Biden tanimë i ka fituar zgjedhjet presidenciale dhe është president i ri i SHBA-ve.

“Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar kjo faqe në llogarinë sociale Twitter.

Bideni arriti triumfin në Pensilvani, rrjedhimisht edhe 20 votat e Kolegjit Zgjedhor që ky shtet i posedon.

Tutje, sipas “Decision Desk HQ”, numri i përgjithshëm i votave në Kolegjin Zgjedhor tani ka shkuar në 273, tri më shumë se pragu i nevojshëm prej 270 votash që duhen për t’u zgjedhur president.//Kosovo Insights