Dehari: Drejtësia jo vetëm që nuk e ka dhënë fjalën e vetë, por ka bërë manipulime që ta cilësojnë rastin e Astritit si akt vetëvrasës

Me rastin e katër vjetorit të vdekjes së e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, janë bërë homazhe para varrit të tij.

Në një prononcim për media, babai i tij Avni Dehari ka potencuar se drejtësia në Kosovë, jo vetëm që nuk e ka thënë fjalën e vetë, por kanë bërë manipulime që ta cilësojnë rastin e Astritit si vetëvrasje të qëllimshme..

“Sot mbushën katër vjet nga rënia e Astrit në burgun e Prizrenit. Drejtësia deri më sot jo vetëm që nuk e ka dhënë fjalën e vetë, përkundrazi kanë bërë manipulime të shumta që ta cilësojnë si akt vetëvrasës, ta fshehin të vërtetën”, ka deklaruar Dehari.

“Ne jemi detyruar për të këtë arsye që të kërkojmë ekspert nga Zvicra. E mira do të kishte qenë që tu drejtoheshim organeve të drejtësisë së Kosovës që ta bëjnë punën e vet siç duhet, por ata e bëjnë të kundërtën. Ju mund t’i kujtoni prononcimet e mjekëve ligjorë që në atë kohë bën raport dhe deklaruan se nuk është fjala për vetëvrasje por vrasje. Që të dy mjekët ligjor, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj si dhe avokatin Tomë Gashin i kërcënuan se do t’i arrestojnë dhe do t’i dënojnë me burg për arsye se thanë të vërtetën. Ende rasti i Astrit nuk është mbyllur, vet katër vitet flasin për neglizhencën dhe papërgjegjësinë që kanë institucionet tona”, ka shtuar Dehari.//KosovoInsights