Demantohet edhe portali Koha.net

Pas një lajmi të publikuar sot gjatë ditës nga Koha, si rrallë herë ky portal është demantuar. Kjo ka ndodhur pasiqë në një lajm me titullin “Aktivistët e VV-së mobilizohen për protesta, qytetarët s’duan në kohë pandemie” është theksuar që protestat po organizohen në rrjetet sociale nga grupi #meKryeministrin.

Grupi #meKryeministrin ka thënë se nuk janë prapa këtij organizimi dhe se lajmi është një shpifje. Ata kanë thënë se i binden urdhërave të Qeverisë dhe respektojnë masat e Qeverisë për parandalimin e virusit Covid-19.

“Grupi #meKryeministrin nuk qëndron mbrapa ansjë proteste të thirrur në rrjetet sociale. Ne i bindemi urdhërave të Qeverisë për respektimin e masave ndaj situatës me virusin Covid 19. Çdo lajm që kinse ky grup ma organizuar ndonjë protestë është shpifje!”

Grupi ka thënë se të gjitha eventet që i organizojnë i bëjnë publike dhe se për ndonjë protestë që mund të organizohet të gjithë do njoftohen me kohë.

“Ne qëndrimet e grupit i kemi publike dhe i ndajmë me grupin këtu, për më tepër ansjë organizim mbi të cilin është thirrur gazetarja e koha .net nuk është pranuar apo ndarë këtu në grup. Ne e mbështesim çdo formë të protestës që i respekton masat e parapara nga Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës. Për ndonjë protestë të mundshme që do të mund të organizohet do të lajmërohet së pari këtu.”

Më poshtë keni lajmin e koha. net i cili u demantua nga grupi #meKryeministrin.