Dënimet nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave shkojnë deri në 2000 euro

Për qytetarët që nuk i respektojnë masat anti-Covid në fuqi, Policia e Kosovë nga e premtja, ka dënuar rreth 1 mijë e 300 qytetarë, me gjoba që sillen nga 35 euro, deri në 2000 euro, transmeton “Kosovo Insights”.

Duke u bazuar në nenin 24 të ligjit për Parandalimin e Covid-19, personat fizikë që nuk e respektojnë orarin e caktuar për lëvizje, dënohen me 200 euro, ndërsa personat juridikë (pra bizneset, organizatat…) dënohen me shumë deri në 500 euro.

Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse janë obliguar që të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit, theksohetr se për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Derisa paratë që mblidhen nga dënimet, sipas ligjit, derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës.//Kosovo Insights