Dënohet me rreth 1 Milion euro edhe Kompania që nuk paguajti punëtorët (FOTO dokument)

KosovoInsights para dy ditësh kishte raportuar se Al Petrol (Shell Kosova) kishte tentuar të mos i paguante punëtorët me arsyetimin se do t’i ndihmoj Qeveria e Kosovës, andaj pronari nuk kishte pse te iu jepte pagën punëtorëve edhe pse ata kishtin punuar edhe në kohë pandemie.

Paga e një punëtori gjatë dy muajve kishte shkuar prej 10 euro deri në 30 euro, nën arsyetimin se pjesa tjetër e pagës do jepej nga pakoja emergjente.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës ka dënuar me rreth 1 Milion Euro këtë kompani të naftës pasiqë kjo kompani bashkë me 13 të tjera kishin manipuluar me çmimet e naftës.

Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar ndërmarrjet në procedurë që ta ndalojnë çdo veprim të mëtutjeshëm i cili ka të bëjë me përcaktimin e çmimeve në mënyrë të bashkërenduar, nëpërmjet të çfarëdo marrëveshje apo bashkëpunimi tjetër joformal (të pa evidentuar) i cili shkon ne dëm të konsumatorëve, si dhe çdo aktivitet biznesor i cili e çrregullon konkurrencën në tregun përkatës.

“Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregullua konkurrencën në treg, ato kanë kryer shkelje të dispozitave të konkurrencës”.

“Komisioni i autoritetit ka vendosur të shqiptoj gjobë prej 4 milionë e 400 mijë për 40 kompanive nën hetim” është thënë nga Autoriteti i Konkurrencës.