Deputetët e Parlamentit Evropian letër Merkelit për liberalizim e vizave për Kosovën

Në një postim në Tweeter, deputeti i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk kërkon nga Merkel liberalizimin e vizave për Kosovë.

Ai ka piblikuar letrën te nënshkruar nga ai dhe eurodeputetja Viola von Cramon, duke i rekomanduar zonjës Merkel qē ta vë në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën pasi që Gjermani do të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian nga 1 korriku.

Postimi i plotë:

“Së bashku me Viola von Cramon (raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian) dhe kolegët e tjerë, kemi dërguar një letër tek (kancelarja) Angela Merkel me kërkesen për të vendosur në agjendë të presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështjen e tej-zgjatur të libëralizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në postim.