Deputetët e Vetëvendosjes i dalin në mbështetje të Vjosa Osmanit

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar pas vendimit të LDK-së që të shkarkojnë Vjosa Osmanin nga postet që mban në këtë subjekt politik.

Ajo i ka dal në mbështetje të Vjosa Osmanit duke e vlerësuar Osmanin si një person të sinqertë e këmbgulës për arritjen e bashkëqeverisjes së dikurshe, LVV-LDK.

Ajo ka thënë se nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikohesh.

“Nga koha e negociatave për bashkëqeverisje me LDK, si personin më të sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e kësaj bashkëqeverisje, mbaj në mend znj. Vjosa Osmani.

Shumë të freskët në mendje e kam momentin, kur më në fund edhe u arrit rezultati pozitiv dhe kur shkrepëm një foto të përbashkët.

Deri atëherë, Vjosën e kam njohur si kolege deputete, por jo më afër.

Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh!”, tha ajo.

Njësoj ka vepruar edhe deputeti nga LVV, Artan Abrashi.

“Shkarkim me votim elektronik, për t’dhënë shije të kohës eliminimit klasik të zërave të arsyjes. #Sick”, ka thënë ai.//KosovoInsights