Deputeti i 61 i Qeverisë Hoti përfundon në burg – Zgjedhjet e reja të domosdoshme

Pa deputetin Etem Arifi, ekzekutivi ka mbetur pa votën që i duhet për të kaluar ligje.

Arifi, i njohur edhe si vota e 61-të e Qeverisë Hoti, sot ka përfunduar në pranga, pas disa muajsh që kishte qenë në arrati.

Arifi ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Vendimi u bë i plotfuqishëm në janar të 2020-s. Për dënimin Arifi ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit javën e shkuar njoftoi se e ka shpallur të papranueshme kërkesën e tij.

Vota e Etem Arifit për Qeverinë Hoti ishte kontestuar pasi që ai ishte bërë e ditur se kishte qenë i dënuar me burg në kohën kur kishte vazhduar të ushtrojë mandatin e deputetit.//KosovoInsights