Deputeti nga rradhët e minoriteteve, Elbert Krasniqi, në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë që nuk do ta votoj një Qeveri e cila në përbërjen e saj nuk e ka fituesin e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se nga partitë që po duan ta formojnë qeverinë kanë nisur ofertat e pazaret për të cilat deputeti i IRDK-së ka siguruar qytetarët që nuk do jetë pjesë e tyre.
“Ajo që nuk do të ndodh është vota ime për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Prandaj le të mos e humbin kohën e tyre. Ajo që po ndodh është pazari i nisur me deputetët e që duhet t’i alarmojë qytetarët, të cilët i siguroj që vota ime nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari”, ka shkruar ai.