Deputeti i VV, Eman Rrahmani – 20 vjet kanë vjedhë në emër të UÇK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka hedhur kritika në drejtim të atyre të cilët janë thirrur në emër të UÇK-së dhe tani po bashkëpunojnë me Listen Serbe.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se 20 vjet kanë vjedhur në emër të UÇK-së dhe se UÇK-ja nuk po mbrohet edhe nga Lista Serbe.

“- Foto të profilit UÇK-në,
– Marshin e UÇK-së, e lëshon edhe kogja shumë zërin,
– Nejse me vjedh, nja 20 vjet ka vjedh në emër të UÇK-së.

-UÇK, UÇK, UÇK, a në anën tjetër provojnë me kap shtetin e me zhbë Republikën bashkë me Listën Serbe.

-Edhe UÇK, edhe ditë e natë me Listën Serbe nuk shkon bre. Lista serbe që ju po bëheni të varur nga ajo, UÇK-në, vazhdon ta quaj terroriste.

– Me që u fillu të mbrohet UÇK-ja, le të vazhdohet të mbrohet edhe nga Lista Serbe, dhe ata që po duan që shtetin ta bëjnë të varur nga Beogradi, përmes Listës Serbe.

Le të vazhdojmë pra me UÇK!”

Tërë ky debat lidhur me luftën po zhvillohet nga karantina. Debati u nis nga deklaratat e Shkelzen Gashit, lidhur me dënimin e ushtarëve që kishin kryer krime në civilët gjatë luftës, deklaratë kjo që u kundërshtua me protesta në vetura nga ana e PDK-së. //KosovoInsights