Deputeti zviceran i quan të rrezikshme deklaratat e Thaçit ndaj VV-së

Deputeti zviceran i reagon Thaçit pas deklaratës ndaj VV-së, e quan të rrezikshme

Deputeti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Cedric Wermuth, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi për deklaratën që e quajti Lëvizjen VETËVENDOSJE! organizatë kriminale.

Duke mohuar se e ka sjellë në Kosovë kryetarin e AKR, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi iu drejtua kryeministrit në detyrë Albin Kurti e Ministrit  Xhelal Sveçla se ai është në shtëpinë e tij.

“Ja ku jemi. Evropa duhet të reagojë menjëherë. Rreziku i një regjimi autoritar në kufirin tonë është i jashtëzakonshëm. Hapi i parë: Kriminalizoni të gjithë ata që s’mund t’i mposhtni në rrugë të hapura, fer e demokratike”, ka shkruar ai në Twitter.

//KosovoInsights