[the_ad_group id="1455"]

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e infektuar me COVID

Infektimi i deputetëve me COVID duket se ska të ndalur dhe kësaj radhe preku PDK-në. 

Deputetja Eliza Hoxha, nga radhët e PDK-së ka njoftuar se pas ritestimit ka dalur pozitiv me Coronavirus.

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…
Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:
Plogështi
Ethe
Temperaturë
Koll

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart
#vendosemaskën
#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

🙏Sh’net!

[the_ad id="6886"]