Dështon Trusti: Qindra aplikime nuk u realizuan pasi kishin probleme me verifikim të llogarive bankare

Pas hapjes së sistemit për të aplikuar për tërheqjen e 10% , deri tani kanë aplikuar 230 mijë aplikime, por qindra qytetarë janë ankuar se kishin probleme me verifikim të llogarive bankare, andaj nuk arritën ta realizonin aplikimin e tyre, shkruan “Kosovo Insights”.

Lidhur me këtë, kanë reaguar edhe nga Trusti, duke u arsyetuar se nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 230 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare.

Përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit, që u detyruam ta bënim për të mos lënë asnjë dyshim mbi sigurinë e të dhënave të kontribuuesve, ne besojmë se ia kemi dalë. Sistemi nuk ra!
Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 218 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare.

Sistemi funksionoi, sigurinë e ruajtëm në maksimum dhe u përpoqëm të jemi në krye të detyrës.
Falënderues BQK-së dhe bankave për bashkëpunimin, mediave për ndihmën që na dhanë, ASHI-së për mbështetjen dhe gjjthë kontribuuesve që na inkurajuan dhe vlerësuan për mundin//Kosovo Insights