Dhomat e Specializuara: Hashim Thaçi para Gjykatës del më 9 nëntor

Për paraqitjen e parë të ish-presidentit Hashim Thaçi, para Tribunalit Special, Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ai pritet të dalë para Dhomave të Specializuara të Hënen me datë 9 nëntor në ora 15:00.

Thaçi u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor, derisa aktakuza tij, ishte konfirmuar më 26 tetor 2020.

Thaçi më 5 nëntor, bashkë me Veselin e Selimin, u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi akuzohet për krime lufte si dhe krime kundër njerëzimit, paraqitja e parë e tij do të mbahet në seancë publike.//Kosovo Insights