Dita botërore e të pagjeturve shënohet me fikjen e dritave

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Integra, Humanitarian Law Center Kosovo (HLC) dhe Forum ZFD do të shënojnë sot Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Me këtë rast në ora 20:00 do të mbahet një aksion simbolik, ku të gjithë qytetarët e Kosovës do t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për dy minuta, në shenjë solidarizimi me familjet e 1.644 personave ende të pagjetur tash e 20 vjet.

Në Kosovë ende nuk janë gjetur edhe 1641 persona të zhdukur në luftën e fundit.