Donald Trump zëvendëson Richard Grenell-in

Richard Grenell

Donald Trump do ta zëvendësoj Richard Grenell. Këtë e ka bërë të ditur reporterja e The Hill, Olivia Beavers me një cicërimë në Twitter.

Ajo ka bërë të ditur se zëvendësues i Richard Grenellit apo shef i ri i Inteligjencës Amerikane do të jetë Republikani John Ratcliffe.

“Rep. John Ratcliffe (Representues nga shteti i Teksasit) do të marrë pjesë në dëgjim përballë Komitetit të Senatit të Inteligjencës, ai pritet të merr konfirmimin që të bëhet drejtori i ardhshëm i inteligjencës kombëtare (DNI) – një veprim i vonuar për javë me radhë nga pandemia e koronavirusit që ka mbyllur pjesën më të madhe të vendit. Ratcliffe pritet të sfidohet nga anëtarët e të dy palëve në Komitetin e Senatit të Inteligjencës nëse ai do të jetë një zë i pavarur për inteligjencën.” ka shkruar Olivia Beavers.

Kritikët thonë se Trump po kërkon të instalojë Ratcliffe-in, një njeri besnik i tij. Por, megjithatë, Richard Grenell nuk do të jetë më Drejtor i Inteligjencës Kombëtare.

Richard Grenell ishte njeriu i cili kishte bërë presion mjaftë të madh për nënshkrimin sa më të shpejtë të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Kujtojmë se sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Presidenti Thaçi ishte i gatshëm të bënte një gjë të tillë. – shkruan Kosovo Insights.

Ai kishte dashur të nëshkruante një marrëveshje sekrete me Serbinë, andaj edhe u rrëzua Qeveria e Republikës së Kosovës në kohë pandemie kishin thënë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje!

Richar Grenell ishte edhe njeriu që po bënte presion të madh për tu hequr taksa dhe reciprociteti në mënyrë që të vazhdonte dialogu me Serbinë. Mirëpo, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e kishte zëvendësuar taksën me reciprocitetin, politikë kjo që u mbështet nga shumë vende të Bashkimit Evropian. //KosovoInsights