Drejtori i Inspektoratit të Prizrenit mbushjet elektronike i kthen në donacion për bamirësi

Përmes llogarisë së tij sociale,  drejtori i Inspektoratit të Prizrenit  Edon Muçaj, ka vendosur që mbushjet elektronike ti kthen në donacion për bamirësi, duke e ndihmuar djaloshin 17 vjeçar Murrlanin i cili ka nevojë për ndihmë.

 

Të dashur qytetarë të Prizrenit tani më janë bërë tre muaj prej se jam emëruar Drejtor i Inspektoratit. Për shkak të ligjeve në fuqi si drejtor kam pasur privilegjin që për këta 3 muaj të më dërgohen 90€ mbushje elektronike e unë kam shpenzuar vetëm 15€ (pasi kam përdor ofertat). Andaj duke pasur parasysh që vendi im është në varfëri unë kam vendosur që këto mbushje elektronike të i kthej në donacion dhe kam zgjedhur djaloshin 17 vjeçar Murrlanin i cili ka nevojë për ndihmën tonë, ka shkruar Muçaj.

Të dashur qytetarë të Prizrenit tani më janë bërë tre muaj prej se jam emëruar Drejtor i Inspektoratit. Për shkak të ligjeve në fuqi si drejtor kam pasur privilegjin që për këta 3 muaj të më dërgohen 90€ mbushje elektronike e unë kam shpenzuar vetëm 15€ (pasi kam përdor ofertat). Andaj duke pasur parasysh që vendi im është në varfëri unë kam vendosur që këto mbushje elektronike të i kthej në donacion dhe kam zgjedhur djaloshin 17 vjeçar Murrlanin i cili ka nevojë për ndihmën tonë!
P.S jam shumë i vetëdijshëm që duhet të japim me dorën e djathtë dhe të mos sheh e majta, por postimin e bëra për kolegët e mi drejtor dhe asambleistët e qytetit tonë të cilët edhe ata e gëzojnë këtë privilegj. Ndoshta edhe ata preken dhe veprojnë njejtë (ndoshta edhe ndonjëri prej tyre tani e ka bërë para meje)!
Shërim të shpejtë Murrlan ❤️
Drejtorë dhe Asambleistë mos pritni të ju nominoj.