Dritan Abazoviç: Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin

Drejtuesi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, ka deklaruar në Parlamentin e Malit të Zi, se i janë ofruar 21 milionë euro në mënyrë që të mos rrëzonte presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

“Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin. Qeveria e re malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por ajo ka një mbështetje të madhe nga qytetarët. Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”, ka deklaruar Abazoviç.

Politikani shqiptar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i një komuniteti që jeton në varfëri shkaku i qeverisë së kaluar.

Deputeti Genci Nimanbegu, tha se programi ka shume fjalë të bukura, por të cilat fatkeqësisht nuk trajtojnë çështjet e popujve pakicë.

Debati në parlament do të vazhdojë edhe gjatë ditës se sotme, ku pritet te bëhet dhe votimi i qeverise.

Edhe pse partia e Milo Gjukanoviç udhëhoqi me 29 mandate, sërish koalicioni opozitar arriti që të bashkojnë mandatet dhe të bëhen shumicë, duke larguar nga pushteti pas 30 vitesh Partinë Social Demokrate të Malit të Zi.//Kosovo Insights