Dritan Abazoviç: Zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes i Malit të Zi

Më 2 dhjetor pritet të formohet qeveria e re e Malit të Zi, derisa i mandatuari për kryeministër Zdravko Krivokapiç i bëri publike emrat e kabinetit qeveritar, transmeton “Kosovo Insights”.

Lideri shqiptar i koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç është kandidat për ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i Malit të Zi, gjersa 12 ministrat e qeverisë do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme.

Lidhur me emrat e propozuar, Genci Nimanbegu, I koalicionit shqiptar, ka deklaruar se në përbërjen e Qeverisë së re të cilën e ka propozuar mandatari Zdravko Krivokapiç nuk ka përfaqësues të pakicave nacionale, andaj sipas tij kjo do të çojë drejtë polarizimit të mëtejmë të shoqërisë, pasi pakicat do të kenë distancë më të madhe në raport me Qeverinë.//Kosovo Insights