Dritan Abazoviq kërcënohet me jetë

Politikani shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq, është kërcënuar me jetë, i dyshuar është shtetasi malazez me inicialet R.S., derisa policia po e heton rastin.

Abazoviq u tha se do të të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze, përmes një mesazhi kërcënues.

“Nga një llogari në rrjetin social, kërcënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviqit, me të cilën u informua policia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi policia.

Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S., kërcënuesi nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, një kërkesë iu përcoll Interpolit në Suedi, thotë policia.

Abazoviq u informua për aktivitetet e ndërmarra, i cili deklaroi se nuk ndihej i kërcënuar. Dyshohet se R.S. i tha Abazoviçit se do të masakrohej nëse vazhdonte “miqësinë” e tij, domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me “çetnikët”.