Driton Selmanaj e ka vendin në Qeverinë e Beogradit

Nuk do ta lejojmë në Kuvendin e Kosovës zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, për shkak të deklaratave të tij skandaloze për personat e pagjetur, ka deklaruar Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Sipas tij, Selmanaj e ka vendin në Qeverinë e Beogradit dhe jo në Qeverinë e Kosovës.

“Ai njeri që u lodhe me punën e të pagjeturve e ka vendin në Beograd jo në Qeverinë e Kosovës…Nuk do ta lejojmë në Kuvend, ai nuk duhet ta marrë më fjalën në Kuvendin e Kosovës. Ai është zv/kryeministër, por me atë fjalor mund të jetë në qeverinë e Vuqiçt e jo këtu” potencoi Bajqinovci.

Bajqinovci tha se deklarata e tij për të pagjeturit është e pafalshme, “me këtë nuk bëhet hajgare, është çështje e ndishme e popullit tonë”.

Nëse është lodhë Selmanaj le “të bëhet zv/kryeministër në qeverinë e Beogradit”, precizoi Bajqinovci.//KosovoInsights