Deklaratat skandaloze të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj, nuk kanë të ndalur, kësaj radhe në një emision televiziv, ai ka fyer deputeten e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevcin duke thënë se është lodhur duke dëgjuar se ajo është e mbijetuara e një masakre, shkruan “Kosovo Insights”.
“Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre, jemi lodhur me këso gjëra”, ka deklaruar Selmanaj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ish-ministres së Drejtësisë dhe anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar që kjo Qeveri që nuk lodhet vetëm nga kërkesat e Vuqiqit e pazaret kundër Kosovës, duhet të largohet sa më parë.
“Pra janë lodhur nga thirrjet e të mbijetuarve teksa kërkojnë për vite radhazi drejtësi. Janë lodhur nga zëri i nënave dhe nga lotët në sytë e tyre teksa i kërkojnë trupat e më të dashurve të tyre! Kjo Qeveri që nuk lodhet vetëm nga kërkesat e Vuqiqit e pazaret kundër Kosovës, duhet të largohet sa më parë. Më turp nuk ka”,ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Derisa ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, sipas të cilit Driton Selmanaj nuk e meriton të jetë as qytetar i Kosovës. Lëre më zv.Kryeministër.
“Driton Selmanaj pas deklaratës së sotme në T7, nuk e meriton të jetë as qytetar i Kosovës. Lëre më zv.Kryeministër. Kaloi çdo kufi të arsyjes” ka shkruar Abrashi në Facebook.//Kosovo Insights