Duke i dënuar qytetarët për maska, shteti i Kosovës mbledhë 2 milionë euro

Nga 26 gushti deri më sot, Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 55 mijë gjoba për personat që shkelën masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Personat që nuk kanë bartur maskën janë dënuar me nga 35 euro, kështu parasheh ligji antiCOVID-19.

Nëse llogaritet numri total i gjobave të shqiptuara me shumën prej 35 eurosh i bie që Policia e Kosovës ka arritur të mbledh 1 milion e 922 mijë e 690 euro nga dënimet e shqiptuara, deri më tani.

Si edhe në shumë vende të botës bartja e maskës në publik vazhdon të mbetet obligative edhe në vendin tonë.