Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pezulloi përkohësisht zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës.
“Gjykata Kushtetuese me shumicë votash, vendosi: Të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi si dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës , nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën një të këtij diapozitivi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Por Adriatik Kelmendi ka bërë një TWEET interesant lidhur me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. – shkruan Kosovo Insights
Kelmendi mendon që vendimi deri më 29 maj u bë për shkak se Pacollit i duhet të qëndrojë dy javë në karantinë dhe s’do të kishte mundësi të shkonte këto ditë në Kuvend për ta votuar Qeverinë Hoti.
Tweeti i tij i plotë:
//KosovoInsights
Dmth Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin për 30 vetëm për shkak se Pacollit i duhet të qëndrojë dy javë në karantinë dhe s’do të kishte mundësi të shkonte këto ditë në Kuvend për ta votuar Qeverinë Hoti?! 😎
— Adriatik Kelmendi (@adriatikk) May 2, 2020