E ardhmja e Sanchos?

Talenti anglez i Borussia Dortmund, duket se këtë verë do të rikthehet në qytetin ku luajti si junior por jo tek Man City. Janë rivalët e përbetuar të Citizens, ata të Man Utd, që me këmbëngulje e dëshirojnë talentin e kombëtares angleze në përbërjen e tyre.

Mediat nga ishulli raportojnë se Ole Gunnar Solskjaer po medon të ndryshojë edhe pozicionet e Daniel James, duke e kaluar në anën e majtë të sulmit dhe Mason Greenwood si qendërsulmues, kurse anën e djathtë ta rezervojë për Sanchon.

Jadon ka një kontratë me BVB deri në qershor të 2022 dhe vlera aktuale në treg sipas transfermarkt është plot 117M €, shumë kjo që pritet të kërkohet nga drejtuesit e klubit gjerman.

Për 20 vjeçarin janë interesuar edhe shumë klube të njohura nga Premier League dhe LaLiga por si duket, prioritet i lojarti është të vishet me fanelen e “djajve të kuqë” duke pasur parasysh këtu edhe të kaluarën e lavdishme të Man UTD, si dhe projektet e së ardhmes, si një klub që kërkon të qëndrojë në majat e futbollit botëror.