Edhe kryetari i Vushtrrisë kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit

Kryetari i Vushtrrisë dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se ka votuar kundër përjashtimit të Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse të LDK-së.

“Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës nuk e ka pasur praktikë të përjashtojë njerëzit e vet aq më pak, Nënkryetaren e vet, Kandidaten e parë grua për Kryeministre për shkak të mendimit ndryshe. Në ADN e LDK-së është liria e mendimit, liria e individit. Dr. Vjosa Osmani ka mbrojtur parimet për të cilat ka kërkuar besimin e votuesve të LDK. Të gjithë e kemi ditur që Vjosa nuk i ndryshon parimet e saja, të gjithë e kemi kërkuar në krye të listës së LDK dhe të gjithe kemi përkrahur”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shkruar në Facebook se ky është momenti më i rëndë në historinë e LDK-së.

“Sot, si anëtar i KP të LDK, Kryetar i Vushtrrisë e nënkryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri, nuk mund të përkrahi përjashtimin e Vjosa Osmanit. Prandaj sapo votova JO”, ka theksuar ai.

“Ky është momenti më i rëndë në historinë 30 vjeqare të LDK. Si qytetarë i Kosovës, anëtar i LDK, si babë i 3 vajzave, nuk po mundem me besu që një grup i ngushtë në LDK po kërkon përjashtimin e një gruaje intelektuale, parimore e që e ka mbështetjen e anëtarëve të LDK dhe të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri më tej.

Sipas tij, LDK që e ka themelu Ibrahim Rugova dhe intelektualët më të mdhenjë të kohës, është më e madhe e më e fuqishme se ky grup i ngushtë.

“LDK ka me u rikthy te gjeneza e vet, bashkë me Vjosën e bashkë me ata qe kanë në ADN parimin e lirisë së mendimit”, ka thënë në fund Tahiri.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

Mustafa këtë e ka kërkuar përmes një letre të cilën e ia ka drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij,në të cilën ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozitën e nënkryetarit në vend të Vjosa Osmanit. //KosovoInsights

Fatmir Rexhepi i LDK-së: “Kurrë nuk do të votoj pro shkarkimit të Vjosa Osmanit”