Edi Rama: Do ta tërheq padinë ndaj Ramush Haradinaj

Në konferencën për media që po e mbanë Edi Rama, në Airoportin e Prishtinës, pas pyetjes për mos takimin me Ramush Haradinajn, njoftoi se padia për shpifje që ishte bërë për të, do të tërhiqet.

Kujtojmë që Edi Rama e kishte paditur për shpifje kryetarin e AAK-së, pasi që ky i fundit e kishte akuzuar për një shifër të madhe parash që do të përfitonte Edi Rama, në rast të arritjes së marrëveshjes me shkëmbim territorial.