[the_ad_group id="1455"]

Ekskluzive – Dyshohet që dikush qëllimisht e ndali oksigjenin në Infektivë, gjatë kohës ku vdiqën 4 persona

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një numër rekord i viktimave të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Lidhur me këtë ngjarje, qysh nga mëngjesi Klinika Infektive e QKUK-së u rrethua nga Policia.

Burime të afërta të Kosovo Insights brenda hetuesisë bëjnë të ditur që nga ora 12:30 pas mesnate deri në ora 1:00 dyshohet që dikush me qëllim e ka ndalur oksigjenin.

Kështu gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur 4 persona, të cilët ishin infektuar me COVID-19.

Po ashtu është duke u hetuar personeli mjekësor i Klinikës Infektive, i cili po dyshohet që ishte faktor kryesor në vdekjen e pacientëve me Covid-19. //KosovoInsights

[the_ad id="6886"]