EKSKLUZIVE: Koalicioni LDK-PDK gati – Sami Lushtaku dhe Agim Veliu takohen në Prishtinë

Duket se të gjithë skeptikët, tani do të binden se koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së tanimë është punë e kryer.

Burime të medias bëjnë të ditur se sot rreth orës 13:00 në kafiterinë “Fiorentina” në Prishtinë, janë takuar Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu me figurat qendrore të PDK-së: Sami Lushtakun, Adem Grabovcin e zyrtarë të tjerë.

Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga dy partitë në fjalë.

Qeverisë Hoti, pritet ti shtohet edhe PDK-ja zyrtarisht.//KosovoInsights