Ëndrra e djalit të deputetit Haxhi Shala në pozitën e konsullit merr fund, pasi U.d e Presidentit Vjosa Osmani do ta shfuqizojë dekretin

Pas emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala në pozitën e konsullit të përgjithshëm në kryeqytetin e Çekisë, ka reaguar Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani duke potencuar se do ta shfuqizojë dekretin e ish-presidentit Hashim Thaçi që mundësoi këtë emërim, që nuk është rasti i vetëm, transmeton “Kosovo Insights”.

Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës, ka deklaruar Osmani.

“Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkeses sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë”

“Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me qdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata të Pergjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk është rasti i vetëm. Praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka shkruar Osmani.//Kosovo Insights