Pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një tubim parazgjedhor ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në Washington i ka dhënë fund një lufte 400-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar kongresisti amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel.
Ai ka goditur Trumpin duke potencuar që lufta e Kosovës ka përfunduar më 1999 dhe se ka qenë presidenti Bill Clinton dhe NATO-ja që i kanë dhënë fund një konflikti të tillë.
“I dashur president Donald Trump. Lufta e Kosovës ka përfunduar para më shumë se dy dekadave. Ti nuk e ke përfunduar atë”, ka shkruar Engel.
“Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë bërë. Sinqerisht, kongresisti Engel”, ka shtuar tutje.